Vdes fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë nga koronavirusi

Vdes fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë nga koronavirusi

NULL NULL
1 month më parë

Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit humbi jetën nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Të dashur miq, pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”.