Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

NULL NULL
14.06.2025 10:57
Fikret Ahemdi

Dje, me 13 qershor vdiq Fikret Ahmedit (1943 – 2025), profesori ordinar i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri ishte ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, duke qenë një doajen i kësaj fushe dhe një nga themeluesit e traditës akademike në inxhinierinë e ndërtimit në vend, transmeton Klankosova.tv.

I lindur në Preshevë, Ahmedi kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Lublanës, si dhe një varg specializimesh ne Rumani, Çeki dhe Poloni.

Profesori kishte botuar disa tekste universitare, udhëhoqi për vite fakultetin dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe kontribuoi si ekspert në projekte profesionale inxhinierike të numërta në Kosovë.

Ahmedi për kontributin e tij është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 14 qershor në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.