Vdes e aksidentuara - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes e aksidentuara

NULL NULL
30/05/2015

Aksidenti për të cilin ka raportuar Klan Kosova sot në mëngjes, ka lënë të vdekur këmbësoren femër e cila ishte goditur nga kamioni me rimorkio në aksin rrugor Prishtinë – Fushë Kosovë.

N.Sh 42 vjeçare (viti i lindjes 1973) nga fshati Ujëmir i Klinës, u godit teksa po kalonte rrugën, pasi kishte zbritur nga treni bashkë me burrin dhe djalin e saj 9 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë policia dhe emergjenca.

Në emergjencë kanë bërë të ditur se pacientja ka arritur në QKUK e gjallë me lëndime shumë të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë rreth orës 8:20.

Akoma nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit me të cilat janë duke u marrë njësitet policore.

Me llogo aksidenti