Vdes drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci NULL NULL 03.03.2023 08:59 03.03.2023 08:59 Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë djali i tij, Besimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Të nderuar familjarë dhe miq. Ju njoftojmë që sot, me datë 3 Mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin e të birit. Mikullovci, inxhinier me profesion ka qenë i angazhuar pas luftës deri në vitin 2008 edhe si Drejtues i “Trepçës” dhe kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 28 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 45 minuta më parë