Vdes DJ i "Ellen DeGeneres Show", dyshohet se është vetëvrarë (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes DJ i “Ellen DeGeneres Show”, dyshohet se është vetëvrarë (FOTO)

NULL NULL
14.12.2022 22:44

DJ i famshëm i “Ellen DeGeneres Show”, valltari e koreografi Stephen Boss dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Boss ishte larguar nga shtëpia e tij pa makinë, dhe organet e rendit e kanë gjetur trupin e tij të pajetë në një dhomë hoteli në Los Anxhelos, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.

Sipas burimeve, vrasja është bërë më armë zjarri, ndërsa së fundmi gruaja e tij e kishte lajmëruar rastin në polici, pasi DJ ishte larguar nga shtëpia e tyre.

Stephen Boss,  i njohur si “tWitch” pas vdekjes së tij ka lënë mbrapa gruan e tij bashkë me tre fëmijët e tyre.