Vdes deputeti britanik pasi u ther me thikë

Vdes deputeti britanik pasi u ther me thikë

NULL NULL
2 months më parë

Vdes deputeti britanik i Partisë Konservatore, Sir David Amess, i cili u ther disa herë me thikë në një incident në fushatën e tij elektorale.

Deputeti 69-vjeçar u sulmua të premten në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Është raportuar se një burrë hyri në pjesën ku mbahej fushata dhe goditi me thikë deputetin disa here, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se një burrë është arrestuar nën dyshimin për vrasje, tutje, ata thanë se konfiskuan gjithashtu një thikë.

Sir David ishte deputet që nga viti 1983 dhe ishte i martuar, ndërsa kishte pesë fëmijë.