Vdes burri që u godit nga rrufeja në Llaushë të Skënderajt NULL NULL 14.08.2022 13:30 14.08.2022 13:30 Ka vdekur burri i cili ishte goditur ditën e djeshme nga rrufeja në Llaushë të Skënderajt. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, shefi në repartin e Intensivës Qendrore. Uka tha se burri ishte dërguar nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. “Po, dje e kemi pranuar një pacient nga spitali i Mitrovicës. Ai ishte sjell në Qendren Emergjente në gjendje tejet të rëndë dhe më pas u transferua për mjekim në Intensivën Qendrore. Mirëpo, fatkeqësisht nuk ka mundur të i mbijetoi goditjes nga rrufeja. Ai sot ka vdekur në ora 05:30 të mëngjesit” – tha Uka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë