Vdes britaniku më i gjatë, ylli i “Game of Thrones” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes britaniku më i gjatë, ylli i “Game of Thrones”

NULL NULL
26/02/2017

Neil Fingleton, aktori që ka luajtur në Mag the Mighty të Game of Thrones, ka vdekur në moshën 36 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan UsMagazine.

Fingleton po ashtu ka qenë i njohur edhe për rekordin e tij në librin Guinness si britaniku më i gjatë, me 2.30 metra, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu ai ka qenë në mesin e 25 njerëzve më të gjatë në gjithë botën.

Madje në një intervistë më parë kishte thënë se çdo herë e ka mbajtur veten në mend si më i gjati ndër të gjithë.

Ai madje ka qenë basketbollist profesionist, ku ka luajtur anë Greqi, Itali e Spanjë.

E si aktor përveç në “Game of Thrones”, ai është paraqitur edhe në filmat, “47 Ronin”, “Jupiter Ascending”, “X-Men”, “First Class ans Avengers” dhe “Age og Ultron”.