15:22, 2 Qershor 2020

Bateristi i bendit punk, “Misfits”, Joey Image, raportohet se ka vdekur në moshën 63 vjeç.

Ndonëse nuk është dhënë ndonjë shkak i vdekjes, mësohet se ai ka qenë duke luftuar me kancerin në mëlçi që nga viti 2016.

Sipas GoFundMe, ai kishte hapur një llogari për t’i ndihmuar me shpenzime mjekësore, dhe se kishte kërkuar trajtim në Universitetin e Miami-t, ku edhe ishte kandidat i mundshëm për transplantim të mëlçisë.

Lajmi për vdekjen e tij fillimisht u dha në faqen e Facebook-ut, “The New York Hardcore Chronicles”.

R.I.P. Joey Image (The Misfits)

Publiée par The New York Hardcore Chronicles Page sur Lundi 1 juin 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë