Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes basisti i Bob Marleyt, Aston Barrett

NULL NULL
11.02.2024 18:40
Aston Barrett me Bob Marleyn në 1977.

Aston Barrett, i cili si basist dhe drejtor muzikor për Wailers bashkë me Bob Marley-n, vdiq të shtunën në Miami. Ai ishte 77 vjeç.

Shkaku i vdekjes, ishte dështimi i zemrës pas një sërë sulmesh, sipas djalit të tij Aston Barrett Jr, shkruan New York Times, transmeton Klankosova.tv.

Barrett ishte tashmë i njohur në Xhamajka si një muzikant sesionesh kur, në vitin 1969, zoti Marley i kërkoi atij dhe vëllait të tij, Carlton, një baterist, të bashkoheshin me Wailers si seksioni i ritmit të grupit.

Më shumë se kushdo tjetër, bashkëpunimi midis Marley dhe basistit të tij i ktheu Wailers dhe vetë reggae në një fenomen global gjatë viteve 1970.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.