21:05, 7 Dhjetor 2019

Ka ndërruar jetë babai i reperit të njohur shqiptar, Unikkatil.

Lajmi u bë i ditur nga vet artisti i cili përmes një postimi në Instagram, njoftoi të gjithë për varrimin e tij.

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornëood, NY, 10594”, ka shkruar Unikkatili, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë