Vdes babai i Kobe Bryant, ishte po ashtu basketbollist në NBA NULL NULL 16.07.2024 23:11 16.07.2024 23:11 Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së, Joe Bryant. Ai ishte babai i yllit tanimë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant. 69-vjeçari njihej me nofkën “Jellybean” apo në shqip “Karamelja”. Thuhet se ish-basketbollisti vdiq si pasojë e një goditje të rëndë. Joe Bryant vdiq katër vjet e gjysmë pas vdekjes tragjike të djalit të tij Kobe dhe mbesës Gigi. Bryant Sr. ishte një lojtar i fortë NBA. Ai u bë pjesë e ligës më të fort të basketbollit në botë me zgjedhjen e katërmbëdhjetë në 1975. Klubi i tij i parë ishte Golden State. Ai kaloi gjithsej tetë sezone në NBA duke luajtur për Philadelphia, San Diego Clippers dhe Houston Rockets. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.