Vdes asambleisti i komunës së Obiliqit NULL NULL 28.10.2020 21:08 28.10.2020 21:08 Ka ndërruar jetë asambleisti i komunës së Obiliqit, Muhamet Mustafa. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi. Gashi tha se sot ka humbur një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë professional. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëpunëtorëve të së ndjerit Mustafa. Njoftimi i plotë: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, bashkëpartiakut, anëtarit të asambles komunale, Muhamet Mustafes. Sot, humbëm një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë profesional! U largove nga ne, kaq herët, kaq shpejtë dhe kaq papritur! Në emrin tim, institucionit komunal dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Obiliq, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, kolegëve të asambles komunale, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve! Pusho i qetë në paqe, miku im Muhamet! I përjetshëm do mbetet kujtimi për ty! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë