Vdes aktorja kosovare, Fatime Llugiqi NULL NULL 23.01.2019 15:25 23.01.2019 15:25 Ka ndërruar jetër aktorja e njohur Fatime Llugiqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se aktorja Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli. Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973. Fatime Llugiqi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë. Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër në orën 11:00 një mbledhje komemorative, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 8 orë më parë