9:01, 13 Korrik 2020

Kelly Preston, aktorja dhe gruaja e John Travoltës ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Travolta përmes një postimi në Instagram tregoi se Preston ka vdekur nga kanceri i gjirit.

Çifti ishin të martuar për më shumë se 20 vjet.

Travolta falënderoi punonjësit shëndetësorë që ishin kujdesur për gruan e tij “si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj”.

Djali i çiftit Jett Travolta vdiq në moshën 16 vjeçar në janar të vitit 2009 gjatë pushimeve familjare në Bahamas, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai u gjet i vdekur në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Bahamas.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe Benjamin.

Karriera e aktrimit të Preston përfshiu roley në “Twins”, “From Dusk Till Daën”, “Jerry Maguire” dhe “The Cat in the Hat”.

Ajo gjithashtu bashkëpunoi me burrin e saj në “Gotti”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë