15:02, 13 Maj 2019

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Doris Day, ka vdekur në moshën 97 vjeçare.

Day e cila kishte mbërritur edhe periudhën e Hollivudit Klasik, kishte luajtur në një numër filmash të famshëm si “The Man Who Knew Too Much”, “Pillow Talk”, “Move Over, Darling”, ndërkaq për pesë vjet ajo kishte rolin kryesor në serinë komike “The Doris Day Show”.

Ajo ishte nominuar për Oskar por pa arritur ta fitojë një të tillë, ndërkaq kishte pranuar çmimin Grammy për Arritje Jetësore.

Përpos aktrimit, Day shquhej edhe për talentin e saj në muzikë, me çka edhe e kishte filluar karrierën. Në këtë fushë artistike ajo numëron dhjetëra albume dhe qindra këngë të incizuara.

Për publikun e gjerë ajo njihet për këngën “Que Sera, Sera” që ishte shfaqur në filmin e Alfred Hitchock, “The Man Who Knew Too Much”, ku ajo kishte pasur rolin kryesor përkrah një tjetër ikone të Hollivudit, James Stewart.

Konkurs Pune

Lexo më shumë