Vdes aktori Murray Melvin në moshën 90-vjeçare NULL NULL 16.04.2023 12:29 16.04.2023 12:29 Ylli i Torchwood, Murray Melvin, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Vdekja e tij u njoftua të premten nga një mik, i cili tha se Melvin “nuk ishte shëruar kurrë plotësisht” që nga dhjetori, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Aktori ishte më i njohur për filmin e vitit 1961 ‘A Taste Of Honey’, në të cilin ai luajti një student homoseksual të dizajnit të tekstilit, i cili miqësohet me një vajzë adoleshente shtatzënë. Ai gjithashtu luajti në serialin ‘spin-off Doctor Who Torchwood’, i cili u transmetua nga 2006 deri në 2011. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.