Vdes aktori John Flaherty NULL NULL 02.04.2024 18:02 02.04.2024 18:02 Aktori amerikan, Joe Flaherty, ka vdekur të hënën në moshën 82-vjeçare. Ai njihej për paraqitjet e tij në komedinë kanadeze me skeçe, SCTV në rolin e Harold Weir. Flaherty po ashtu njihej edhe për rolin e Paul Feigit në serinë amerikane, Freaks and Geeks. Vdekja e tij u bë e ditur për publikun më 1 prill në X nga aktori Joel Murray. “Humbëm edhe njërin prej idhujve të mi. Pusho në paqe John Flaherty, 1941-2024”, kishte shkruar Murray në X. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.