Vdes aktori Isaac Kappy NULL NULL 15.05.2019 14:04 15.05.2019 14:04 Aktori amerikan, Isaac Kappy, ka vdekur në moshën 42 vjeçare. Kappy më së shumti njihej për rolet e tij në filmat e famshëm, “Thor”, “Terminator Salvation”, si dhe në serinë “Breaking Bad”. Kappy raportohet të ketë kryer vetëvrasje të hënën duke u hedhur nga një urë në Bellemont të Arizonës. Kështu së paku ka thënë një zëdhënës i Departamentit për Siguri Publike i Arizonës për mediumin Deadline. Gazeta që ka dhënë këtë lajm ka thënë se vozitësit që po kalonin andej pari kishin dalë nga makiant e tyre dhe ishin munduar ta ndalojnë Kappy-n por nuk kishin munduar ta bënin një gjë të tillë. Kappy kishte marrë vëmendje vitin e kaluar pas akuzave se e kishte “kapur për fyti” vajzën e Michael Jackson, Paris. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 13 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 19 orë më parë