Vdes aktori i njohur Lance Reddick - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes aktori i njohur Lance Reddick

NULL NULL
17.03.2023 22:56

Aktori Lance Reddick, i njohur më së shumti për rolin e tij në The Wire, ka vdekur në moshën 60-vjeçare.

Një i afërm i aktorit amerikan tha se ai “u nda nga jeta papritmas këtë mëngjes nga shkaqe natyrore”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Reddick ishte më i njohur për rolin e tij në dramën kriminale The Wire, e cila u shfaq për pesë sezone midis 2002 dhe 2008.

Reddick u shfaq në të 60 episodet përkrah yjeve duke përfshirë Dominic West, Idris Elba, Wendell Pierce dhe Michael K Williams.