Vdes aktori i famshëm te “Haverat”

Vdes aktori i famshëm te “Haverat”

NULL NULL
1 month më parë

Aktori anglez, John Challis, ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Familja e tij ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ai ka vdekur “paqësisht në gjumë, pas një beteje të gjatë me kancerin”.

Aktori i lindur në Bristol më 1942, zhvilloi një karrierë të gjatë në televizion.

Mirëpo, roli për të cilin njihej më së shumti ishte ai i Terrance Aubrey Boyce-t në serinë “Haverat” (Only Fools and Horses).

“Me zemër të rënduar jua sjellim lajmin pikëllues . Miku ynë e juaji, John Challis, ka vdekur paqësisht në gjumë tek pas një beteje të gjatë me kancerin”.