Vdes 83 vjeçari që u godit me veturë mbrëmë në dalje të Vushtrrisë NULL NULL 26.01.2020 14:08 26.01.2020 14:08 83 vjeçari S.M. në orët e hershme të mëngjesit sot ka ndërruar jetë në QKUK, kjo pasi ai shtrirë atje si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture dje në Vushtrri. Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë. “Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtine, segmenti në dalje të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku një veturë ka goditur një këmbësorë”. “Këmbësorit të lënduar ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 05:00 të datës 26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S .M., 83 vjeçar, ka ndërruar jetë”. “ Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 ore”, ka thënë Zahiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024