Vdes 69 vjeçari nga Suhareka i prekur nga Covid-19 NULL NULL 15.04.2020 09:49 15.04.2020 09:49 Një 69 vjeçar nga Suhareka ka vdekur mbrëmë pas mesnatës si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga QKUK, ai ishte në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, dhe kishte gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte edhe probleme kardiake, njofton Klan Kosova. Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10 prill. Ky rast, çon në nëntë, numrin e vdekjeve lidhur me Covid-19 në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 37 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë