Vdes 29 vjeçarja shtatzënë që ishte e prekur me COVID-19 NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Një grua shtatzënë, e prekur nga COVID-19, ka vdekur sot në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima ishte 29 vjeçare dhe ishte nga Komuna e Prizrenit. Ajo ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive Covid. Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Në njoftimin e QKUK-së thuhet se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.