Vdes 23-vjeçarja nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinën

Vdes 23-vjeçarja nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinën

NULL NULL
4 weeks më parë

23-vjeçarja, Zarife Imeri nga Drenasi raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK dy ditë pasi e kishte marr vaksinën Pfizer.

Një familjar i saj, me anë të një postimi në Facebook pretendon se shkaku i vdekjes është pikërisht vaksinimi.

U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi  vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë😪😪😪😪😪”, shkroi ai.

Ndërkaq Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, për Klan Kosova ka deklaruar se e ndjera ishte vaksinuar me procedurë të rregullt me datë 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, dhe se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit”.

Sipas këtij familjari, i cili është djali i saj i dajës, e ndjera ka pasur një intervenim kirurgjik para gjashtë vjetësh në mëlqi, dhe se para tre ditësh pasi u vaksinua, është ndjerë e lodhur dhe ka pasur marramendje. Për këtë shkak familjarët e kanë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku dje edhe ndërroi jetë.

Në certifikatën e vdekjes së lëshuar dje nga Klinika Emergjente e ShSKUK-së, përmendet se shkaku i vdekjes ka të bëjë me hemorragjinë.