Vdes 19 vjeçari nga Arllati, dje u godit rëndë nga një automjet NULL NULL 15.02.2023 09:53 15.02.2023 09:53 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i Drenasit, E.B, i cili pasditen e së martës u godit nga një automjet, ende i paidentifikuar. E.B në ato momente ishte në cilësinë e këmbësorit, teksa ngasësi raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton klankosova.tv. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se këmbësori dje ishte dërguar për trajtim në QKUK, por si pasojë e lëndimeve të rënda, nuk ka rritur të mbijetojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 6 orë më parë