Vdes 19 vjeçari Ilir Behluli në Turqi

Vdes 19 vjeçari Ilir Behluli në Turqi

NULL NULL
4 javë më parë

19 vjeçari Ilir Behluli ka ndërruar jetë sot në Turqi.

I riu nga Gjilani ishte duke vuajtur nga leukemia akute, por edhe pse në Turqi kishte shkuar në kohë rekorde për t’u shëruar, ai s’arriti ta fitojë këtë betejë, njofton Klan Kosova.

Për shërimin e tij kishin kontribuar edhe shumë qytetarë të Kosovës, si dhe Fonadacioni “Firdeus” i Elvis Naçit, të cilët edhe i falënderuan familjarët e Ilirit.

Iliri ishte djali i vetëm i familjes dhe i biri i veteranit të luftës Shefki Behluli.