9:17, 10 Korrik 2020

Një 17 vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm pas një aksident trafiku në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur gjegjësisht në fshatin Shukpkovc, njofton Klan Kosova.

”Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që  drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në kumtesën e autoriteteve.

Policia thotë se pasagjeri 20 vjeçar që po shoqëronte ngasësin ka arritur të mbijetojë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

”Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi  mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalur mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë