Vdekjet nga COVID-19 në Rusi, Putin 'urdhëron' qytetarët të punojnë nga shtëpia

Vdekjet nga COVID-19 në Rusi, Putin ‘urdhëron’ qytetarët të punojnë nga shtëpia

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, këtë të mërkurë urdhëroi punëtorët të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar vdekjet e larta nga COVID-19 teksa numri ditore i viktimave arriti një rekord tjetër të lartë.

Java “jo punë” që i bie me punë nga shtëpia do të fillojë më 30 tetor dhe do të zgjasë deri më 7 nëntor, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Putin gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të “jenë përgjegjës” dhe të vaksinohen.

Autoritetet regjistruan 1,028 vdekje të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke bërë kështu numrin më të lartë të raportuar për vdekje njëditore që nga fillimi i pandemisë.

Rusia deri tani ka regjistruar 226 mijë e 353 viktima nga pandemia, raste e reja gjithashtu kanë shënuar rritje ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 mijë raste pozitive.

Dërgimi i punëtorëve në shtëpi për një javë ishte një masë e sugjeruar së pari nga Zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova dhe do të zgjatet deri në javën tjetër, gjatë së cilës katër nga shtatë ditë tashmë janë festa shtetërore.

Shumë nga 85 rajonet e Rusisë tashmë kanë kufizuar pjesëmarrjen në ngjarje të mëdha publike dhe qasje të kufizuar në teatro, restorante dhe vende të tjera. Disa i kanë bërë vaksinimet të detyrueshme për disa nëpunës publik dhe njerëz mbi 60 vjeç.

Në disa rajone, infeksionet në rritje i detyruan autoritetet të pezullojnë ndihmën mjekësore për popullatën pasi objektet e kujdesit shëndetësor u detyruan të përqëndrohen në trajtimin e pacientëve me koronavirus.