Vdekjet në plazh të Anglisë: I arrestuari me dyshimin për vrasje nga pakujdesia lirohet nën hetim NULL NULL 01.06.2023 21:44 01.06.2023 21:44 Një burrë i cili u arrestua me dyshimin për vrasje nga pakujdesia në plazhin e Bournemouth të Anglisë, për vdekjen e një adoleshenti dhe një vajze 12-vjeçare, është liruar nën hetim teksa hetimet vazhdojnë, tha policia. Një djalë 17-vjeçar nga Southamptoni dhe një vajzë nga Buckinghamshire vdiqën pas një incidenti të mërkurën pasdite. Ata nuk njiheshim mes vete, kanë konfirmuar zyrtarët, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Burri i arrestuar ndodhej në ujë në atë kohë, tha Policia e Dorsetit. Tetë persona të tjerë janë trajtuar në vendngjarje dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Oficerët hodhën poshtë sugjerimet që një varkë goditi notarët gjatë incidentit të madh jashtë plazhit të Bournemouthit. Organet e rendit atje thanë sot se “hetimet e hershme tregojnë se nuk ka pasur kontakt fizik midis një anijeje dhe asnjë notari në momentin e incidentit”. Kryeinspektori detektiv, Neil Corrigan tha: “Ne po vazhdojmë me hetimin tonë, i cili është ende në fazat e hershme, dhe do t’u kërkojmë njerëzve të mos spekulojnë rreth rrethanave të incidentit për të mbrojtur hetimet tona dhe për respekt për familjet e viktimave”. Policia u pa duke qëndruar pranë një varke argëtimi të quajtur Dorset Belle, ankoruar nga Poole Harbour, të enjten në mbrëmje. Sipas gjurmuesit në internet, Marine Traffic, në ditën e vdekjes anija bëri qarqe të shumta në ujërat jashtë Bournemouth Pier, përfshirë rreth kohës së incidentit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një burrë sulmohet nga familjari i tij, ky i fundit dërgohet në Neuropsikiatri 5 minuta më parë