Vdekjen e Astrit Deharit e hetojnë ekspertë zviceranë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekjen e Astrit Deharit e hetojnë ekspertë zviceranë

NULL NULL
25/02/2017

Familja e Astrit Deharit ka vendosur që vdekjen e të birit të tyre ta hetojë Instituti Zviceran.

“Kemi përzgjedhur ekspertë të Qendrës Universitare e Mjekësisë Ligjore Franceze për të hetuar rastin e Astritit”, ka thënë i ati, Avniu.

Tomë Gashi, avokat i familjes, ka thënë se hetimi do të jetë krejtësisht i pavarur dhe rezultatet e tij do të pranohen.

Astrit Dehari ndërroi jetë më 5 nëntor të vitit që lamë pas, në Qendrën e Mbajtjes në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.