Vdekje e plagosje – Rastet tragjike që karakterizuan Pejën gjatë fundjavës NULL NULL 04.08.2025 07:20 04.08.2025 07:20 Dy raste të rënda ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Pejës. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, ka dhënë detaje lidhur me këto dy raste, transmeton Klankosova.tv. Ai thotë se të dielën, një person mbeti i plagosur derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij në rrugën Klinë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik, derisa u ndalën për të kryer nevojat e tyre fiziologjike. Daci shton se ende nuk është identifikuar i dyshuari i cili shtiu me armë drejt një personi. Derisa një tjetër rast i dhimbshëm ndodhi gjatë vikendit, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal të qytetit. Daci thotë se është rasti i dytë që një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës.