Vdekje e dyshimtë në Skenderaj NULL NULL 25.03.2019 09:13 25.03.2019 09:13 Të dielën është raportuar se një 85 vjeçar në Skenderaj ka mbetur pa shenja jete dhe dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga zjarri. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Klan Kosova. “Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës”. “Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij”. “Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore”. Policia e ka kategorizuar këtë rast si “vdekje e dyshimtë” dhe rasti mbetet duke u hetuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024