“Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare” NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se lajmi për vdekjen e Vjosa Berishës, është shumë i rëndë dhe i dhimbshëm. Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi tregoi se me regjisoren Berisha njihej për një kohë të gjatë, dhe thotë se ajo ishte profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet. “Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv. Lexoni më poshtë postimin e plotë: Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së parreshtur, Vjosa Berisha. Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet. Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjërë dhe tërë komunitetit artistik. Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur!
Kosova Kurti: Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin Kosovës 03.07.2022 11: 27