13:39, 1 Gusht 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama.

Postimi i plotë i Presidentit:

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”.

Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë