Vdekja e klerikëve ortodoksë, mundësi reflektimi e Kishës karshi Kosovës (VIDEO)

Vdekja e klerikëve ortodoksë, mundësi reflektimi e Kishës karshi Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 1 javë më parë

COVID-19 i mori jetën ish-peshkopit të dioqezës së Prizrenit Artemije, i cili vdiq në spitalin e Valjevës të shtunën.

Nga koronavirusi vdiqën edhe kreu i Kishës Ortodokse serbe Irinej të premtën dhe ai i Kishës ortodokse në Mal të Zi, Amfilohije muajin e kaluar.

E treshja që s’jeton më sipas Fahri Musliut, ish-gazetar kosovar i përkiste krahut ekstrem të nacionalizmit serb.

”Sa i përket Kosovës të tre këta kanë pasur qëndrime negative, madje zoti Irinej ka lënë testament se pa Kosovën nuk mund të ketë Serbi, nuk ka popull serb, nuk ka komb serb”, ka thënë Musliu.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuciq në varrimin e patriarkut Irinej, tha se 90-vjeçari shqetësimin më të madh kishte Kosovën.

Publicisti Azem Vllasi thekson se Serbia kishte bekimin e kishës dhe të Irinej edhe gjatë luftës në Kosovë dy dekada më parë.

”Edhe 98`-99` kisha ortodokse serbe dhe këta njerëz konkret që i përmendëm, kanë qenë përkrahës të maqinerisë serbe”, vlerëson Vllasi.

Sipas tij, pushteti serb e kishte si mbulojë për veprimet e veta të dhunshme kishën, për çka as njëra e as tjetra nuk u penduan kurrë.

Edhe pse thotë se është e vështirë, Fahri Musliu shprehet optimist se pasardhësit e klerikëve fetarë do të reflektojnë karshi Kosovës dhe idesë së tyre për Serbinë e Madhe.