15:15, 19 Prill 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, ka thënë se aktualisht e kanë formuar një komision që përfshinë edhe përfaqësues të reparteve ku është trajtuar gjashtëvjeçari që ndërroi jetë ditë më parë.

Skender Dreshaj duke folur për Klan Kosovën ka thënë se ky komision është formuar për të analizuar të gjitha detaje e trajtimit të gjashtëvjeçarit rreth rastit të ndodhur, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se duhet të shqyrtohet nëse janë plotësuar apo jo të gjitha komponentat për të cilat Spitali i Përgjithshëm i Pejës është përgjegjës në raste të tilla.

Dreshaj për shkak të kushteve të krijuara nuk ka lejuar të intervistohet askush nga stafi mjekësor në lidhje me rastin e ndarjes nga jeta të vogëlushit, për të cilin rast familja e tij po akuzon mjekët për reagim të vonuar.

Sipas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj, paraprakisht nuk mund të thuhet asgjë veçse stafi mjekësor janë të shqetësuar, dhe një atmosferë morti mbizotëron më ambientet e tyre, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë