14:25, 27 Janar 2020

Kanë filluar hetimet për ta gjetur shkakun pse u rrëzua helikopteri ku ndodhej Kobe Bryant më vajzën e tij Gianna Maria-Onore Bryant dhe shtatë persona të tjerë.

Shumë agjenci federale do të punojnë së bashku me zyrtarë të Kalifornisë në përpjekje për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit ku u vranë nëntë persona, shkruan usatoday.com, transmeton klankosova.tv.

Mësohet se retë e ulëta dhe mjegulla në zonë kanë detyruar Zyrën e Sherifit të Qarkut në Los Anxhelos që t’i zbresë helikopterët në kohën kur ndodhi përplasja.

Mirëpo ende nuk dihet nëse moti është shkaktari i aksidentit ku humbi jetën Bryant.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë