Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e 50 vjeçarit në Pejë: Dyshohet se u godit nga rryma e gjeneratorit

NULL NULL
07.07.2025 18:18
rryma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.

Në Emergjencën e Spitalit, është dërguar një burrë i moshës 50 vjeçare.

Mjekët e kanë konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.

Dyshohet se viktima u godit nga rryma.

Për ngjarjen tragjike për Klankosova.tv ka folur prokurori i rastit, Dorjan Juniku.

“Me të pranuar informacionin bashkë me policinë jam nisur drejt vendit të ngjarjes. Aty e kam bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas informacioneve të para ai është goditur nga rryma, pasi që në atë betonjerën (punëtorinë) e cila gjendet në fshatin Gorazhdec, ka qenë duke punuar me gjenerator. Viktima në momentin kritik ka qenë duke u freskuar me ujë dhe e ka vendosur dorën mbi gjenerator, ku e ka gjuajtur rryma”, deklaroi Juniku për Klankosova.tv.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët. Viktima është 50 vjeçar nga fshati Burojë i Skenderajt. Ajo se çka kemi konstatuar është se viktima nuk i ka pasur dorezat adekuate që përdoren për punë. Kam urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në IML”, theksoi ai.

“Pronarin e kësaj betonjerës e kam ndalu për 48 orë. Nesër do të bëj kërkesë për sigurimin e prezencës fizike të të pandehurit në procedurën penale. Hetimet po zhvillohen dhe rasti është iniciuar si “Asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës””, tha prokurori i rastit për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.