Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan: IPK aktivizohet për hetimin e reagimit të policëve

NULL NULL
07.07.2025 15:11

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me reagim lidhur me incidenti e ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku vdiq 27-vjeçari, Agon Zejnullahu, raporton Klankosova.tv

Sipas IPK-së, zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë rast pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar, “i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.”

Në reagim thuhet se në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit, do të vlerësohet dhe hetohet reagimi policor, derisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident.”

Pamje kur Policia e vë nën kontroll 27-vjeçarin në Lipjan, pak çaste para vdekjes së tij (VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.