Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e 27 vjeçarit, Kurti do hetim të thellë, jo edhe dorëheqje (VIDEO)

NULL NULL
09.07.2025 20:20

27-vjeçari Agon Zejnullahu, që dyshohet se humbi jetën, pas veprime që u morën nga policët në Lipjan, në orët e para të së hënës, bëri që shumë institucione e përfaqësues të vendit të reagojnë ashpër.

Aktualisht  5 zyrtarët e dyshuar policor  që janë suspenduar të hënën tashmë janë në ndalim e nën llupën e hetimeve nga organet, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Për këtë rast kryeministri në detyrë Albin Kurti tha të mërkurën se duhet hetim profesional.

Ky garantoi  se pavarësisht pozitës për askënd nuk do të këtë zbutje të masave.

Pas kësaj tragjedie, në Lipjan kanë filluar që të shfaqen parulla kundër policisë.

Tash organet e rendit janë në pritje të raportit zyrtarë të Institutit të Mjeksisë Ligjore, për ta konstatuar shkakun e vërtetë të vdekjes së të riut nga Lipjani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.