12:47, 24 Prill 2019

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në orën10:30 të kësaj të mërkure, u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së sigurimit për dy mjekēt e arrestuar pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova, pas lindjes së fëmijës së saj të parë në Maternitetin e Elbasanit.

Ndërkohë, familjarët e 25-vjeçares janë grumbulluar jashtë ambienteve të gjykatës.

Prokurori Xhelian Seferi, pasi referoi para gjykatës hetimin e plotē të çështjes në ngarkim të dy mjekëve, kërkoi që ndaj tyre të caktohej masa “detyrim paraqitje” . Edhe Gjyqtarja Pajtime Fetahu, pasi u tërhoq për vendim, bëri me dije se la në fuqi kërkesën e prokurorit.

Ndërsa Demir Çiftja, avokat i mjekut reanimator Nikollaq Thano, kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit ,arrestimi i reanimatorit Nikollaq Thano është i paligjshëm. Avokati i kërkoi gjykatës moscaktim të asnje mase penalizimi ndaj klientit të tij, pasi, sipas tij, ai ka kryer detyrën me korrektësi dhe nuk rezulton të ketë asnjë shkelje të protokollit të mjekimit të pacientes, e cila fatkeqësisht, për shkak të një komplikacion humbi jetën pas operacionit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Edhe Ilir Murra, avokati i mjekut kardiolog Mehmet Ibaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit Murraj, arrestimi i mjekut kardiolog është i paligjshëm dhe ndaj tij nuk duhet të jepet asnjë masë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë