Vdekja e 20-vjeçares në QKUK, prokuroria nis hetimet NULL NULL 07.02.2023 09:24 07.02.2023 09:24 Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. 20-vjeçarja kishte qenë duke u trajtuar aty. Rasti u raportua në polici nga babai i viktimës që ka kërkuar të hetohet rasti, pasi që dyshohet se nuk ka pasur trajtim të duhur mjekësor. Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet. Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha për Klankosova.tv se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”. “Rastit te cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajete është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, tha Ulaj për Klankosova.tv Një vajzë vdes në QKUK, babai e raporton rastin në polici
Kosova Kurti publikon listat me rritje: Tash e tutje s'do të kemi stagnim të pagave (FOTO) 01/02/2023