Vazhdon trendi alarmant, sot 514 raste të reja me COVID-19

Vazhdon trendi alarmant, sot 514 raste të reja me COVID-19

NULL NULL
4 javë më parë

Edhe sot ka vazhduar trendi i rritjes së numrit të rasteve të reja në vend, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 514 raste me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,750 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëshit të fundit janë raportuar tre raste të vdekjes me COVID-19 (dy raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe një rast Mjekimi Intenziv Qendror).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.

Ndërkohë, në këtë 24 orësh janë shëruar 86 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Rastet pozitive janë: komuna Prishtinë 249 raste, komuna Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.