Vazhdon seanca e kuvendit, fillon votimi i projektligjeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon seanca e kuvendit, fillon votimi i projektligjeve

NULL NULL
08.03.2023 14:21

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e sotme plenare, pas lëshimit të sallës nga LDK-ja e PDK-ja.

Në sallë ishin 61 deputetë, andaj edhe kishte kuorum të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve.

U miratuan katër projektligje, ai për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ai për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Projektligji për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, si dhe ai për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, njofton Klankosova.tv

Në asnjërën nga këto projektligje nuk pati vota kundër.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS