Vazhdon rritja e rasteve të fruthit në SHBA NULL NULL 18.06.2019 11:00 18.06.2019 11:00 Shpërthimi i fruthit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon të rritet. Numri i rasteve këtë vit tani arrin 1,044 që nga e premtja, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Këto raste janë konfirmuar në 28 shtete. Numri i rasteve të këtij viti shënon numrin më të madh të raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1992 dhe që kur fruthi u deklarua i eliminuar në vitin 2000, që do të thotë se nuk transmetohej vazhdimisht në vend. Shpërthimet e vazhdueshme të fruthit në shtete të ndryshme janë të lidhura me udhëtarët që sollën virusin e fruthit nga udhëtimi në vende të tjera si Izraeli, Ukraina dhe Filipinet, ku ka shpërthime të mëdha të fruthit, sipas CDC. Brenda vitit, numri i rasteve të fruthit mund të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve që vijnë në kontakt me virusin e fruthit jashtë vendit dhe pastaj e kthejnë atë në SHBA. Virusi mund të përhapet më tej në komunitetet me njerëz të pavaksinuar, theksoi CDC. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 32 minuta më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 47 minuta më parë