Vazhdon rrënimi i objekteve të vetmisë, Gashi: Obiliqi tashmë po ndryshon NULL NULL 02.06.2020 14:38 02.06.2020 14:38 Procesi i rrënimit të objekteve të vetmisë në qendër të qytetit të Obiliqit, po vazhdon, me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, ka kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve për zhurmat dhe pluhuri që mund të shkaktohet nga pastrimi i mbetjeve në atë pjesë. “Ne, kemi filluar me rrënimin e objekteve të vetmisë, proces ky që do të vazhdojë, në mënyrë që terësisht të pastrohet ambienti nga mbetjet, andaj kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga ana e juaj në rast të zhurmave apo pluhurit që do të shkaktohet, por Obiliqi tashmë po ndryshon, përmes punës dhe vullnetit për të realizuar më të mirën për ardhmerinë e fëmijëve tanë”. “Ka shumë punë në projektet që po realizohen, por ka nevojë gjithashtu për bashkëpunim dhe angazhimin tonë të përbashkët për një Obiliq ndryshe me infrastrukturë moderne, me ambiente të përshtatshme për të gjitha moshat e sidomos për ata që do ta trashëgojnë të ardhmen! Vazhdojmë bashkë, të përkushtuar për ndryshime pozitive që po na presin!’, shkruan Gashi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë