8:03, 15 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervistohet për të tretën ditë radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thaçi është intervistuar gjithsejt 12 orë për këto ditë, ndërsa edhe sot pritet të vazhdojë intervistimi i tij nga ora 13:00.

Kreu i shtetit të Kosovës në ditën e parë ishte prononcuar shkurtimisht për media, ndërsa dje nuk është deklaruar.
Ai para se niste intervistimin të hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë