Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinaj, në EULEX hynë një autoambulancë NULL NULL 25.09.2020 20:33 25.09.2020 20:33 Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhduar të intervistohet për gati 3 orë. Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales. “Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”. Në selinë e EULEX-it janë shkuar edhe pjesëtarët të cilët bastisën zyret e OVL UÇK-së. Po ashtu aty është parë se ka shkuar edhe një autoambulancë. Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati. Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se autoambulanca që ka hyrë në EULEX është për Nasim Haradinajn. Kjo sipas tij është për kontrolla rutinore që bëhet për çdo të arrestuar. Në EULEX shkon një autoambulancë Në EULEX shkon një autoambulancë Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 25 septembre 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 22 minuta më parë