Vazhdon greva e punëtorve të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon greva e punëtorve të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë

NULL NULL
01/03/2017

Këshilli i grevistëve nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës që nga 27 shkurti janë në grevë pasi që nga vitit 2013 iu kanë adresuar me kërkesa institucioneve lokale dhe atyre qendrore për harmonizimin e koeficientit të pagave për zyrtarët e lartë në këtë drejtori.

Ata kanë thënë se kërkesat e tyre janë të bazuara në ligjet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

2

Sipas këtyre ligjeve zyrtarët e lartë e kanë koeficientin e pagës 8, ndërsa zyrtarët e lartë të DKA-së paguheni me koeficientin 6, e kjo sipas tyre është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Grevistët thonë se ky dallim i dëmton shumë, ndërsa ata një grevë të tillë e kanë mbajtur edhe vitin e kaluar nga data 22 dhjetor deri më 30 dhjetor.

download